Policia Rrugore e Dibrës
Monitorim intensiv me dronë, radarë dhe mjete inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.
Në mbështetje të patrullave të Policisë Rrugore të Dibrës, janë angazhuar edhe grupe nga Drejtoria e Policisë Rrugore.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve të fundit të muajit mars, është arresruar në flagrancë 1 shtetas pasi u kap duke drehtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar administrativisht 511 drejtues mjetesh, konkretisht:
● 148 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
● 156 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
● 28 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
● 4 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
● 15 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
● 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
● 6 drejtues mjetesh, për xhama të errët, të pahomologuar dhe pa dokumentacionin përkatës;
● 149 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
🚓 Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
✅ Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim për çdo përdorues të rrugës dhe një element thelbësor për parandalimin e aksidenteve, si dhe për garantimin e sigurisë për të gjithë.
/vizionplus.tv





