Historiani Bernard Zotaj ka shprehur shqetësime lidhur me vendimin e Parlamentit shqiptar për të shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit.
Zotaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se masa u mor në mënyrë të nxituar dhe pa konsultime të gjera me strukturat ndërkombëtare.
Ai shtoi se Irani është anëtar i OKB-së dhe se një masë e tillë duhej të kishte kaluar më parë në një këshillim më të gjerë, për të shmangur tensionet diplomatike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e pritët lajmi?
Zotaj: Nuk e prita mirë. Nuk veproi mirë Parlamenti.
Borakaj: A ishte e nxituar?
Zotaj: Po. Irani është anëtar i OKB-së dhe nuk ka pasur një këshillim më të gjerë, me struktura të tjera, para se të vinte kjo masë ndëshkuese. Kjo nuk është diplomatike. Ishte e nxituar. Ne duhet të kuptojmë diçka që paqja mbaroi. Nuk është më luftë e shpeshtë, është një konflikt i armatosur që përfshin një rajon të tërë.
/vizionplus.tv





