Tashmë jo vetëm vizitorët që hyjnë në kalanë e Beratit do të paguajnë biletën e hyrjes, por që prej muajit maj të këtij viti bileta do të paguajnë edhe automjetet.
Ky është vendimi i Bashkisë Berat në prag të fillimit të sezonit turistik, vendim ky që përjashton nga këto pagesa familjet e kësaj lagjeje dhe bizneset.
Projekti “Smart Parking në Kala”, përjashton nga pagesa edhe bizneset që operojnë në kala, stafin e tyre dhe furnizuesit e mallrave.
Gjithashtu përjashtohen vizitorët në njësitë akomoduese dhe taksitë e Beratit që vetëm mund të hyjnë për të lënë pasagjerët por nuk mund të qëndrojnë brenda ambienteve të kalasë.





