E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Smart Parking” në kalanë  e Beratit, duke filluar nga muaji maj do paguhet tarifë edhe për makinat

Tashmë jo vetëm vizitorët që hyjnë në kalanë e Beratit do të paguajnë biletën e hyrjes, por që prej muajit maj të këtij viti bileta do të paguajnë edhe automjetet.

Ky është vendimi i Bashkisë Berat në prag të fillimit të sezonit turistik, vendim ky që përjashton nga këto pagesa familjet e kësaj lagjeje dhe bizneset.

Reklamë

Projekti “Smart Parking në Kala”, përjashton nga pagesa edhe bizneset që operojnë në kala, stafin e tyre dhe furnizuesit e mallrave.

Gjithashtu përjashtohen vizitorët në njësitë akomoduese dhe taksitë e Beratit që vetëm mund të hyjnë për të lënë pasagjerët por nuk mund të qëndrojnë brenda ambienteve të kalasë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë