E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Shantazh dhe jo serioze”, Bedri Hamza refuzon sërish ofertën e Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë të kryeministrit Albin Kurti për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë të Kuvendit këtë mbrëmje.

Në një konferencë për mediat, Kurti tha se partia e tij do t’i votojë në lexim të dytë, që sonte, ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në Ligjin për Dhomat e Specializuara, nëse PDK-ja voton për një nga kandidatët e propozuar nga LVV-ja, Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin, për president të ri të Kosovës.

Reklamë

Hamza iu përgjigj ofertës së Kurtit duke e cilësuar atë si “aspak serioze”.

Komunikimi mes Kurtit dhe Hamzës tashmë po zhvillohet përmes konferencave për media, ndërsa partitë ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Reklamë

“Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit”, tha Hamza.

Sipas tij, Kurti synon të ketë “autoritet të plotë” mbi institucionet kryesore të Kosovës.

“Qëllimi është si ta përdorë ligjin thjesht dhe direkt për shantazh, për ta arritur qëllimin politik, për ta pasur një president politik dhe për ta përmbyllur plotësisht kapjen e institucioneve të shtetit”, tha ai.

Hamza tha se për herë të fundit ka komunikuar me Kurtin sot në mesditë, kur e ka njoftuar se, sipas PDK-së, fillimisht “duhet të kalojë ligji leximin e dytë dhe pastaj mund të flasim dhe të kemi marrëveshje për presidentin”.

“A kësaj i thonë marrëveshja? Kësaj i thonë një ligj për një çështje madhore, kombëtare, po ta votoj që ky është presidenti”, shtoi Hamza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.