Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesditën e sotme në orën 14:00, deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste.
Përpos deputetëve të Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka thërritur dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit si dhe drejtuesit e njësive administrative. Ky takim vjen pas direktivave të marra nga kryesia për zhvillimin e takimeve që do të pasojnë dhe me zgjedhjen e drejtuesve të degëve në qershor, raporton gazetarja e Vizion Plus Mola Luku
Ndërkohë një ditë më parë, Rama mblodhi kryesinë e PS-së, ku kërkoi nisjen e punës në terren me takime me qytetarët./vizionplus.tv





