Ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja, mëngjesin e kësaj të hënë ka dalë nga burgu i Durrësit, pasi ka përfunduar dënimin me dy vite heqje lirie. Afati i vuajtjes së dënimit i përfundoi në orën 22:00 të mbrëmjes së të premtes, por për shkak të mbylljes së procedurave ligjore, ish-ligjvënësi u lirua këtë mëngjes.
Të premten ai iu drejtua Gjykata e Posaçme e Apelit, duke kërkuar lirimin në momentin e përmbushjes së dënimit, por kërkesa e tij nuk u pranua, pasi sipas gjykatës kishte edhe disa orë për të qëndruar në qeli.
Në nëntor të vitit 2025, Çyrbja u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion në zgjedhje, nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit. Fillimisht u dënua me tre vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit, ku pjesa më e madhe u krye në paraburgim.
Hetimet ndaj tij nisën nga SPAK pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin SkyEcc, ku u zbuluan biseda të ish-deputetit me persona të inkriminuar, ku kishte dekonspiruar edhe operacione policore.
/vizionplus.tv





