Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2026
Vizion fokus

Protesta për gjuhën shqipe në Shkup, arrestohen 3 studentë...

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

Grabitja në Kamëz/ Momenti kur autorët futen brenda argjendarisë,...

Kryeministri i Groenlandë: I kujtuam amerikanëve se nuk jemi...

Lavrov: Irani ka të drejtë të pasurojë uranium për...

Kuba paralajmëron SHBA: Një sulm ushtarak do të sjellë...

Nis protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për mbrojtjen...

Ukraina teston me sukses bombën e parë të prodhuar...

SHBA-Iran drejt paqes? Pakistani dorëzon propozimin e rishikuar

Berisha: Dumani gënjeu për vilën, ish-kreu i SPAK i...

Derbi i kryeqytetit, policia plan masash, rruga që do lejohet për tifozët e Tiranës dhe Partizanit

15 Shkurt 11:43

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.

Posted Under:
Anash Sport Vendi
Tagged:
Partizani Tirana

Nga e njëjta kategori

Protesta për gjuhën shqipe në Shkup, arrestohen 3 studentë shqiptarë

më shumë...

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

më shumë...

Kryeministri i Groenlandë: I kujtuam amerikanëve se nuk jemi në shitje

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:09

Protesta për gjuhën shqipe në Shkup, arrestohen...

5:56

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare...

5:49

Grabitja në Kamëz/ Momenti kur autorët futen...

5:42

Kryeministri i Groenlandë: I kujtuam amerikanëve se...

5:32

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:25

Lavrov: Irani ka të drejtë të pasurojë...

5:09

Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën...

5:08

Kuba paralajmëron SHBA: Një sulm ushtarak do...

4:46

Nis protesta e studentëve shqiptarë në Shkup...

4:36

Ukraina teston me sukses bombën e parë...

4:09

SHBA-Iran drejt paqes? Pakistani dorëzon propozimin e...

3:54

Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë...

3:28

Berisha: Dumani gënjeu për vilën, ish-kreu i...

3:13

Tiranë, nis regjistrimi në kopshte, hapat që...

2:52

Zëvendëskryeministrja Koçiu në Azerbajxhan, merr pjesë në...

2:51

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata e...

2:50

Gjyli dhe Elezi mbeten në “shtëpi”, Gjykata...

2:46

IKMT prish ndërtimet në Sarandë, tolerimi i...

2:41

Salianji: Më lejoni të garoj! Ish-deputeti i...

2:30

U raportua i vdekur, piloti gjendet gjallë...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.