Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të...

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët”...

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar nga gjykata...

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e...

Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier,...

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH tregon si...

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i i Vlorës...

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U japim zgjidhje problemeve që ka sot sistemi

20 Janar 16:07

Mazhoranca socialiste miratoi e vetme ndryshimin e dy ligjeve bazë të reformës në drejtësi: ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligjin për qeverisjen e organeve të sistemit të drejtësisë. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, shpjegoi se miratimi i këtyre ndryshimeve është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe detyrim për procesin e integrimit.

Ndryshimet synojnë të forcojnë vetingun për anëtarët jomagjistratë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor, duke bërë që mbi ta të ushtrohet i njëjti kontroll që ushtrohet mbi prokurorët dhe gjyqtarët.

Por, për Fatmir Xhafën, i cili ka udhëhequr në emër të Partisë Socialiste reformën në drejtësi në vitet 2015–2016, këto ndryshime nuk mjaftojnë. Xhafaj ka paralajmëruar se këto ligje do të ndryshojnë sërish për t’i dhënë zgjidhje problemeve me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë.

Opozita e bojkotoi mbledhjen, pasi demokratët kanë marrë porosi që përgjatë gjithë kësaj jave të punojnë për organizimin e protestës së 24 janarit. Përtej kësaj, PD ka vendosur të mos bëhet pjesë e ndryshimeve në ligjet e reformës në drejtësi, pasi në këndvështrimin e saj ndërhyrja duhet të jetë më e thellë.

Të dy ligjet kërkojnë 84 vota për t’u miratuar, por PS, së bashku me PSD-në e Tom Doshit, ka 86 mandate dhe nuk ka asnjë problem për të ndryshuar ligjet e kësaj reforme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Politike Vendi
Tagged:
Komisioni

Nga e njëjta kategori

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas përplasjes nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

më shumë...

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të mahnitur nga bukuria e “Livadheve të  Ketit” në Mat

më shumë...

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik, operatorët të kënaqur me prenotimet

më shumë...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit shtyhet dy herë, çfarë po ndodh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

2:54

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të...

2:43

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik,...

2:02

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi...

1:50

Policia bën bilancin e muajit prill: 571...

1:32

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

1:18

Ekspozitë për historinë e shtypit, studiuesi Niko...

1:09

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen...

12:59

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar...

12:46

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në...

12:20

Sherr mes të rinjve në një lavazh...

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

11:48

Kanceri i zorrës së trashë më i...

11:32

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH...

11:27

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit...

11:05

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i...

10:50

Tritol në një binzes në Tiranë, panik...

10:31

Me pistoletë lodër, maskë dhe euro e...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha p...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.