Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond...

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron ukrainas mbi...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja,...

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur...

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për...

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja...

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e Tatimeve”, Brisida...

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS,...

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida Shehaj: Në...

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”, JD Vance:...

Trump s’i përjashton veprimet ushtarake, megjithëse thotë se Irani i ka ndaluar ekzekutimet

15 Janar 11:03

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha duke u thirrur në “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër” se Irani e ka pezulluar ekzekutimin e protestuesve.

Por, pavarësisht kësaj, tensionet në gjithë Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta pasi mundësia që Shtetet e Bashkuara të veprojnë ushtarakisht kundër Teheranit është ende reale.

“Ata kanë thënë se i kanë ndalur vrasjet dhe se ekzekutimet nuk do të kryhen. Pritej të kishte shumë ekzekutime sot dhe ato nuk do të ndodhin, ne do ta zbulojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 14 janar.

“Na është thënë nga burime të besueshme dhe shpresoj që të jetë e vërtetë”, shtoi ai.

Autoritetet iraniane i kanë shtypur protestat e javëve të fundit si kurrë më parë, pasi iranianë në mbarë vendin dolën në rrugë për ta ngritur zërin kundër Qeverisë, duke i sfiduar si rrallëherë sunduesit klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Grupi i pavarur vëzhgues amerikan i të drejtave të njeriut, HRANA, tha se, sipas të dhënave të tij të konfirmuara dhe të verifikuara më 14 janar, numri i të vrarëve në protesta ka arritur në 2.435 protestues, dhe se më shumë se 18.000 të tjerë janë arrestuar.

Por, ai dhe burime të tjera thonë se numri i vërtetë i të vrarëve ka shumë mundësi të jetë disa herë më i lartë.

Pas raportimeve se autoritetet po i shtypin dhunshëm protestuesit, Trump ka paralajmëruar disa herë se Shtetet e Bashkuara mund të ndërhyjnë për t’i ndalur vrasjet, ndërsa u ka bërë thirrje iranianëve t’i vazhdojnë protestat.

Gjatë këtyre protestave ka qenë shumë e vështirë të merren dhe të verifikohen të dhëna për gjendjen brenda Iranit, sepse autoritetet e ndërprenë pothuajse të gjithë qasjen në internet menjëherë pas fillimit të demonstratave në fund të dhjetorit, të nxitura fillimisht nga një ekonomi e dobët dhe një monedhë në rënie të lirë.

“Bllokada e internetit në Iran ka kaluar shifrën e 156 orëve, ndërsa heshtja thellohet pas një goditjeje brutale”, tha vëzhguesi NetBlocks në një postim më 15 janar.

“Në të njëjtën kohë, mungesa e të dhënave online po nxit përhapjen e llogarive proregjimit, falsifikimeve të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe agjendave të tjera”.

Grupet për të drejtat e njeriut kishin raportuar se një protestues i arrestuar, 26-vjeçari Erfan Soltani, do të ekzekutohej më 14 janar, gjashtë ditë pas arrestimit të tij nën akuzën për “luftë kundër Zotit” për rolin e tij në protesta.

Trump tha më 13 janar, në një intervistë për CBS News, se nëse autoritetet do ta kryenin ekzekutimin “do të shihni disa gjëra”.

Grupi për të drejtat e njeriut Hengaw, me bazë në Norvegji, duke cituar të afërmit e Soltanit, tha më 14 janar se ekzekutimi nuk kishte ndodhur, megjithëse “shqetësime serioze dhe të vazhdueshme” mbeten.

Trump nuk ka sqaruar se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe kur, por një pjesë e personelit amerikan është këshilluar nga Uashingtoni të largohet nga baza kryesore ajrore amerikane në rajon, pasi Teherani paralajmëroi vendet fqinje që strehojnë trupa amerikane se do të hakmerrej ndaj bazave amerikane nëse Uashingtoni përmbush kërcënimet e tij.

Faqja për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, tha më 14 janar se Irani kishte lëshuar një Njoftim për Aviatorët (NOTAM), duke njoftuar mbylljen e hapësirës së tij ajrore për të gjitha fluturimet, përveç fluturimeve ndërkombëtare drejt dhe nga vendi që kishin marrë leje.

NOTAM-i ishte i vlefshëm për “pak më shumë se dy orë”, tha ajo.

Udhëheqja islamike e Iranit i ka përballuar protestat e mëparshme, por trazirat e fundit vijnë në një kohë kur Teherani ende po e rimerr veten nga lufta e vitit të kaluar me Izraelin – kur Shtetet e Bashkuara iu bashkuan atij në një seri sulmesh ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Mendohet se Trump po shqyrton mundësi që përfshijnë sulme të kufizuara ushtarake, një fushatë më të koordinuar goditjesh kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ose masa joushtarake si një bllokadë e plotë ekonomike apo sulme kibernetike për të ndërprerë sistemet e komunikimit dhe vendimmarrjes së agjencive iraniane të sigurisë./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Sulme Ushtarake trump

Nga e njëjta kategori

Si të kujtoni ëndrrat? Metoda e thjeshtë që sipas ekspertëve funksionon vërtet

më shumë...

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron ukrainas mbi Estoni

më shumë...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja, Berisha të riorganizojë partinë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:22

Si të kujtoni ëndrrat? Metoda e thjeshtë...

10:42

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon...

10:37

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron...

10:15

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë...

10:05

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e...

9:46

Si e ndryshon shtatzënia trurin e nënës?!

9:41

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj...

9:36

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida...

9:23

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e...

9:18

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime...

9:14

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida...

8:32

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”,...

8:27

Me shpejtësi skëterrë, “Porsche” përplas makinat e...

8:19

Progres me IBAR, Coela vendos te enjten,...

7:43

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në...

7:34

Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë...

7:30

PE i jep “Urdhrin Evropian të Meritës”...

7:05

Rusia paralajmëron vendet baltike: Anëtarësimi në NATO...

6:49

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë rrëzon...

6:44

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në...

Më të klikuarat

  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.