Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj...

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti...

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani,...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron...

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për Groenlandën

14 Janar 22:34

Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbësore sa i përket të ardhmes të Groenlandës dhe për këtë çështje nuk është arritur deri te një marrëveshje. Kështu tha ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pas takimit me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington.

Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, vjen pasi Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja duhet të marrë Groenlandën për shkaqe sigurie.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po ashtu mori pjesë në bisedime.

“Nuk arritëm të ndryshonim qëndrimin e Amerikës. Është e qartë se presidenti [amerikan, Donald Trump] dëshiron ta pushtojë Grenlandën”, tha Rasmussen. “Dhe, ne e bëmë të qartë se kjo nuk është në interesin e Mbretërisë” së Danimarkës.

Ai tha se marrja e Grenlandës nga SHBA-ja, ku Uashingtoni që një kohë të gjatë ka një bazë ushtarake, është “absolutisht e panevojshme”.

Rasmussen tha se kjo çështje është “shumë emocionale” për popullin në Grenlandë dhe Danimarkë, që tha se janë aleatë të SHBA-së dhe trupat daneze kanë vdekur duke luftuar përkrah trupave amerikane në Afganistan dhe Irak.

“Idetë që nuk do të respektonin integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës dhe të drejtën për vetëvendosje për popullin e Grenlandës, sigurisht që janë krejtësisht të papranueshme”, tha kryediplomati danez.

“Prandaj, kemi mospajtime thelbësore”, theksoi ai.

Ai tha se të dyja palët do të formojnë një komitet që do të takohet brenda javësh për të parë nëse mund të arrihet një zgjidhje.

Para takimit, presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij që Grenlanda të jetë pjesë e shtetit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë blerjen ose veprimin ushtarak.

“NATO bëhet shumë më e fuqishme dhe më efektive me Grenlandën në duart e SHTETEVE TË BASHKUARA. Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme”, shkroi Trump në Truth Social, duke përmendur rreziqet që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Danimarka, që zotëron ishullin gjysmë-autonom të Arktikut të pasur me minerale, është duke rritur praninë e saj ushtarake në dhe përreth Grenlandës. Ky shtet i Bashkimit Evropian është edhe anëtar i NATO-s dhe Danimarka ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s nëse SHBA-ja vazhdon me kërkesën e saj për ta marrë ishullin. /REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Danimarka Grenlandë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për të lejuar në Amerikë. Berisha: Dil bëj be që s’ke qenë në Aruba

më shumë...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

më shumë...

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be sa të duash, nuk të besojnë, s’kam faj unë

më shumë...

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti mbetet në qeli

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Goditet skema e tjetërsimit të pronave në...

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

9:32

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura:...

9:24

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujecit në...

8:45

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për...

8:26

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i...

8:20

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i...

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.