Pritjes i erdhi fundi! Ka startuar finalja e shumëpritur, finalja e madhe e Albania’s Got Talent në Vizion Plus.
Prej 12 javësh, talente nga mbarë shqiptaria performuan në skenën magjike të Albania’s Got Talent përballë një jurie fantastike si Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Kastro Zizo dhe Elsa Lila.
Mbrëmja e sotme do të përcaktojë përfundimisht se kush do të jetë më i talentuar i këtij edicioni në Albania’s Got Talent 2.
11 talente, përballë anëtrave të jurisë dhe jo vetëm. Mbrëmja e sotme vjen me një risi të veçantë, pasi do të jeni ju, publiku nga shtëpia, i cili do të votoni LIVE për të preferuarin tuaj.
Secili prej publikut nga shtëpia mund të japë deri në 10 vota për talentin e preferuar. Votimi për publikun do të hapet gjatë spektaklit.
Pasi të klikoni mbi voto.vizionplus.tv, klikoni mbi talentin tuaj të preferuar dhe më pas do të ndiqni të njëjtën procedurë për të gjitha votimet e tjera.
Kujdes! Ju mund të votoni vetëm për 1 konkurrent deri në 10 herë…
Kjo është procedura e votimit online, ndiqni videon e mëposhtme….
View this post on Instagram
Për të gjithë ju që nuk do të keni mundësi ta dniqni përmes ekranit, e gjeni spektaklin LIVE në linkun tonë të YouToube.






Roan Bejleri