Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond...

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron ukrainas mbi...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja,...

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur...

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për...

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja...

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e Tatimeve”, Brisida...

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS,...

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida Shehaj: Në...

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”, JD Vance:...

“Sot Shqipëria është krejt tjetër”, Rama flet për marrëveshjen me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara: Pikë me kapacitet të madh strategjik

12 Janar 12:00

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku ditën e sotme vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë në vend.

Rama tha se uji mbetet burimi kryesor për prodhimin e nergjisë, por dielli dhe era kanë nisur të zënë vendin e tyre, duke garantuar jo vetëm energji për nevojat e vendit, por edhe mundësinë për të eksportuar energji dhe për të sjellë të ardhura në ekonomi.

Rama theksoi gjithashtu se sektori energjetik është transparent dhe i hapur për konkurrencë ndërkombëtare, duke shtuar se kompanitë serioze nuk kanë hasur pengesa ose ankesa, dhe bashkëpunimi me qeverinë ka qenë i vazhdueshëm për kapërcimin e burokracive lokale.

Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te kjo lëndë vitale për një shtet. Kjo si rezultat i investimeve, por edhe një vizioni, një programi dhe i një përpjekje në drejtimin e duhur nga ana e MIE. Sot ato që deri dje ishin plagë për shtetin shqiptar, ndërmarrjet e sektorit janë pararojë në administratim dhe mirëfunksionimin e tyre, sot ne kemi një portofol që ka nisur të diversifikohet, ku uji do mbetet burimi kryesor i energjisë por diella dhe era kanë nisur të zënë vendin e tyre dhe ne do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do jetë i vetëmjaftueshëm dhe do eksportojmë përtej nevojave tona. Energji e shitur jashtë vendit për të sjellë të ardhura në ekonomi dhe të nesermen e vendit.

Sektori energjitik është sektori i garave të hapura ndërkombëtare, më vjen mirë të nënvizoj, meqë fjala korrupsion është si këpucët e modës, që po nuk e nxori njeriu nga goja duket se nuk është në modë, që pikërisht në këtë sektor kjo fjalë ka marrë një përgjigje të vazhdueshme, sistematike dhe nuk ka një kompani serioze, që ka marr pjesë në këto gara që të ketë shprehur një ankesë sado të vogël. Besoj të njëjtën dëshmi mund ta japin amerikanët që kemi këtu, sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur asnjë pengesë të kësaj natyre por e kanë patur qeverinë në krah në cdo hap për të kapërcyer pengesa burakrotike në nivelin vendor. Kompania ka patur garanci që projekti do të shkojë deri në fund.

Kryeministri vuri në dukje se Shqipëria ka arritur një nivel të ri zhvillimi dhe po bëhet një partner strategjik në sektorin e energjisë në Europë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit trilateral mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara, duke e cilësuar vendin tonë si një pikë strategjike për energji të pastër.

Ai theksoi se fokusi i partnerëve ndërkombëtarë nuk është thjesht simbolik, por mbështetet në avantazhet konkrete të Shqipërisë në sektorin energjetik.

Rama: Sot Shqipëria është në një nivel tjetër dhe është një Shqipëri krejt tjetër. Unë nuk besoj se një dekadë më parë do ta imagjinonte dot ndokush që Shqipëria do të bëhej palë me Emiratet e  Bashkuara dhe Italinë për të ndërtuar një bashkëpunim trilateral në funksion të energjisë në Evropë. Sa i përket energjisë në Shqipëri, nevojat tona të brendshme ne i kemi të garantuara. Por ne jemi më ambiciozë se kaq. Arsyeja pse Italia dhe Emiratet janë të fokusuara të ky partneritet me ne nuk është se unë vesh atletete të bardha. Shqipëria ka tjetër avantazh,. Prodhon dhe shet energji të pastër, vlera e së cilës në portofolin energjitik të Evropës është shumë e lartë. Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me një kapacitet të madh strategjik.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja, Berisha të riorganizojë partinë!

më shumë...

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikeshë, sot është zhgënjimi im më i madh!

më shumë...

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për sulmet ndaj familjes: Aq sa babai im…

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:22

Si të kujtoni ëndrrat? Metoda e thjeshtë...

10:42

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon...

10:37

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron...

10:15

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë...

10:05

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e...

9:46

Si e ndryshon shtatzënia trurin e nënës?!

9:41

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj...

9:36

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida...

9:23

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e...

9:18

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime...

9:14

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida...

8:32

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”,...

8:27

Me shpejtësi skëterrë, “Porsche” përplas makinat e...

8:19

Progres me IBAR, Coela vendos te enjten,...

7:43

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në...

7:34

Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë...

7:30

PE i jep “Urdhrin Evropian të Meritës”...

7:05

Rusia paralajmëron vendet baltike: Anëtarësimi në NATO...

6:49

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë rrëzon...

6:44

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në...

Më të klikuarat

  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.