Partia Demokratike dështoi për herë të pestë në përpjekjet për të zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.Në një deklaratë për mediat, Oerd Bylykbashi në emër të PD theksoi se po shkelet rregullorja e Kuvendit.
“Kërkojmë me urgjencë thirrje e mbledhjes. Peleshi edhe sot ka penguar mbledhjen e Këshillit, duke mos njoftuar as Ballukun, as anëtarët e Këshillit, as SPK. Të drejtën të thirret Këshilli, e ka edhe gjysma e anëtarëve, Peleshi ka detyrim ligjor të njoftojë palët e të mbledhë Këshillit. Mjaftojmë ne sot që mbledhja të jetë e vlefshme, nuk është nevoja për prezencë 50+1″, tha Oerd Bylykbashi.
Për opozitën, zvarritja e kësaj çështje vjen pasi mazhoranca po përpiqet të mbrojnë numrin dy të qeverisë, ndërsA bYLYKBASHI u shpreh se firmat për të bërë kallëzimin penal ndaj Kryeparlamentarit Peleshi jane gati.
“Do të bëjmë kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka penguar autoritetin kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë, për të shqyrtuar këtë kërkesë dhe ka penguar nëpërmjet këtyre veprimeve bërjen e drejtësisë duke penguar prokurorinë që duke marrë autorizimin e Kuvendit të shkojë të marrë masën e arrestit para Gjykatës së Posaçme”, shtoi deputeti i PD.
Tashmë anëtarësia demokrate nuk do të bëjnë më kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, teksa i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të vijojnë me hetimet./vizionplus.tv





