Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, fluturimet nga aeroporti Nënë Tereza kanë vijuar normalisht.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se disa prej linjave, mund të pësojë vonesa në ulje, ndërsa shton se ekipet janë të angazhuara për të menaxhuar situatën.
“Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë gjithë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangien ose vonesa gjatë uljes.
Shërbimet e Lundrimit Ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv





