Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Hezbollahu raporton tre sulme ndaj forcave izraelite në Libanin...

Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin është në rrezik,...

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion dollarë lobim”...

Irani: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

Trump drejt Kinës me “elitat” e biznesit amerikan, Elon...

Trump ashpërson tonet, e quan “idiot” propozimin e Iranit

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe një artist...

Kallas: Putin ndodhet në pozitën më të dobët

Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive të reja...

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në...

Rasti tronditës në Francë, hiqej si hipnotizues, 47-vjeçari akuzohet se drogoi dhe përdhunoi 14 gra

7 Janar 11:48

Një burrë në jug të Francës do të dalë para gjykatës, i akuzuar se drogte dhe përdhunonte gra duke u shtirur si “hipnotizues” dhe duke u hedhur pilula gjumi në pije.

I akuzuari, Cyril Zatarra, 47-vjeçar mësues vallëzimi dhe hipnoterapeut autodidakt, dyshohet se ka përdhunuar 14 gra gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, ndërsa akuzohet gjithashtu se ka filmuar fshehurazi 20 gra të tjera. Ai ndodhet në paraburgim që prej vitit 2021 dhe ka pranuar 10 nga akuzat për përdhunim.

Gjyqi po zhvillohet me dyer të mbyllura në qytetin Aix-en-Provence, pas kërkesës së njërit prej viktimave të dyshuara, dhe pritet të zgjasë të paktën dy javë. Disa viktima të tjera kishin kërkuar që procesi të ishte publik, duke deklaruar se dëshironin që zërat e tyre të dëgjoheshin.

Si vepronte Zatarra

Sipas hetimeve policore, Zatarra u hidhte grave qetësues dhe pilula gjumi në pije përpara se t’i sulmonte seksualisht. Viktimat ishin shpesh gra me të cilat kishte marrëdhënie miqësore ose sentimentale.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën foto dhe video në kompjuterin e tij që tregonin gratë në gjendje letargjie gjatë akteve seksuale. Një nga viktimat, e cila e denoncoi në vitin 2019 pas një seance hipnoze, deklaroi se kishte pirë pak verë që ai i kishte ofruar dhe më pas u zgjua me kujtime të copëzuara përdhunimi dhe të vjellash. ADN-ja e të akuzuarit u gjet nën thonjtë dhe në të brendshmet e saj, ndërsa analizat toksikologjike treguan praninë e substancave të fuqishme hipnotike në organizmin e saj.

Në hijen e çështjes Pelicot

Gjyqi i Zatarrës zhvillohet pak kohë pas rastit tronditës të Dominique Pelicot, i cili u dënua me 20 vjet burg, pasi drogte dhe përdhunonte ish-bashkëshorten e tij, Gisèle, duke ftuar gjithashtu dhjetëra burra të panjohur ta abuzonin për gati një dekadë.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Francë hipnotizues Përdhunim

Nga e njëjta kategori

Bujaka fitues i sfidës, fermerët e akuzojnë: Na përplasi!

më shumë...

Publiku shpëton Mozën nga televotimi, 4 fermerët e tjerë shkojnë në sfidë, iu bashkohet edhe Vanesa

më shumë...

Një letër nga nëna dhe takimi me vëllain, Blerina emocionohet nga surprizat në Ferma Vip

më shumë...

Hezbollahu raporton tre sulme ndaj forcave izraelite në Libanin jugor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:50

Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë,...

1:17

Bujaka fitues i sfidës, fermerët e akuzojnë:...

11:53

Publiku shpëton Mozën nga televotimi, 4 fermerët...

11:37

Një letër nga nëna dhe takimi me...

10:45

Hezbollahu raporton tre sulme ndaj forcave izraelite...

10:44

Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin...

10:01

Sara e rënduar pas debateve me Zhakun,...

9:51

Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin është...

9:45

Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan...

9:34

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion...

9:26

A duhet të qëndrojë Indri në Ferma...

9:01

Debate dhe shumë surpriza, nis Ferma VIP...

8:35

Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur...

8:13

Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e...

7:59

Irani: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

7:21

Trump drejt Kinës me “elitat” e biznesit...

7:18

Trump ashpërson tonet, e quan “idiot” propozimin...

7:08

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe...

6:55

Kallas: Putin ndodhet në pozitën më të...

6:44

PDK refuzon kërkesën e Fatmir Limajt për...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.