Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa për të zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit sa i përket çështjes së zëvëndëskryeministres Belinda Balluku.
ndonëse më herët, mazhoranca është shprehur se Këshilli i Mandateve do të mblidhet pas 22 janarit, opozita ka depozituar në Kuvend kërkesën e tretë.
Në shkresë, anëtarësia demokrate kërkojnë mbledhje ditën e martë në orën 11:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë.
Rikujtojmë se më herët, avokati i zëvëndëskryeministres Balluku kërkoi tri javë kohë për t’u njohur me provat, ndërsa SPAK dha një afat limit prej 3 deri në 5 ditë për mbledhjen e radhës, por që është tejkaluar.







