Sot në orën 09:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon këtë muaj.
Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe dhe përfaqësues të BE dhe SHBA-së, të cilët siç duket edhe nga pamjet kanë mbërritur në mjediset e KLP.
E para që mbërriti ishte përfaqësuesja amerikane, Nancy Van Horn. Më pas në ambientet e KLP mbërriti edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.
4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.





