Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën 9 dhjetor ora 11:00 për të zhvilluar mbledhjen për Drejtorin Byros Kombëtare te Hetimit.
KLP do të votoj nëse e pranon prokozimin e SPAK për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH për një mandat 5 vjeçar.
Emri i Joni Ketës u propozua nga SPAK në datën 26 nëntor. Në garë, bashkë me të ishin edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj.
Ish-drejtoreshës së BKH, Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri./vizionplus.tv





