Vizita e kryeministrit Edi Rama, mbledhja e dy qeverive dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë italiane ishin disa nga pikat që u diskutuan këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Gjatë emisionit u diskutua edhe telefonata misterioze e kryeministrit Edi Rama. Të ftuarit në studio theksuan se telefonata nuk ishte e rastësishme, por diçka e menduar mirë nga zoti Rama, për t’u dhënë mediave “ushqim” për të komentuar.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Videoja virale e kryeministrit Rama, kujt i bërtiste në telefon?
Hoxha: Atë ndoshta e di vetëm Rama dhe personi tjetër në telefon.
Gjokutaj: Po Gjiknuri, se ai është bashkëkryetar.
Hoxha: Po, disa thonë Gjiknuri, disa Mazniku, disa mendojnë se mund të jetë ndonjë nga nënkryetarët e degëve. Askush nuk e di me siguri.
Borakaj: Ishte i mërzitur?
Gjokutaj: Po.
Hoxha: Unë mendoj që ajo video nuk ishte e rastësishme. Te zoti Rama, shumë pak gjëra janë të rastësishme. Mund të jetë një video e përgatitur, që ne të diskutojmë këtu për tonin e ngritur.
Tafani: Po të ishte kuotë bastesh, do vija bast për këtë të fundit. Nuk është hera e parë që Rama bën këto “fotot pa mendje”.





