Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor 11:40

Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës,  ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: “Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme”, tha Hamadi për DW në telefon.

Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin të premten pasdite.  Videot treguan një valë në dukje të pafundme njerëzish që ecnin, kryesisht në këmbë, përgjatë rrugës bregdetare drejt Rripit verior të Gazës, i cili më parë ishte evakuuar.

Marrëveshje e brishtë

Javën e kaluar, pas negociatave intensive indirekte, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një plan prej 20 pikash të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja synon t’i japë fund plotësisht luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.

Shumë nga pikat e diskutueshme të planit ambicioz amerikan ende nuk janë diskutuar në detaje. Si pjesë e fazës së parë, Hamasi liroi 20 pengjet e mbetura gjallë të hënën, ndërsa Izraeli do të lirojë gati 2,000 të burgosur palestinezë, shumë prej të cilëve mbahen pa akuza. Pritet që të dorëzohen edhe trupat e 28 pengjeve të mbetura të vdekura.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi – i cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe mjaft vende të tjera – kreu masakra ndaj disa fshatrave izraelite, bazave ushtarake dhe festivalit të muzikës Nova pranë Rripit të Gazës. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1,200 njerëz u vranë dhe rreth 250 pengje u morën nga Rripi i Gazës.

 “Të rrënuar psikologjikisht”

Nesreen Hamadi thotë se ndihet e lehtësuar që bombardimet izraelite kanë ndalur, por humbja përfundimtare e shtëpisë së saj është vetëm një nga shumë kujtime të dhimbshme nga dy vitet e fundit të luftës për mbijetesë: ajo thotë, se është zhvendosur 17 herë gjatë asaj kohe.

“Lufta mbaroi, falë Zotit, por vetëm pasi vrau gjithçka brenda nesh. Vrau miq, të afërm dhe fqinjë. Shkatërroi Gazën. Na shndërroi në të rrënuar psikologjikisht. Na mbolli sëmundje sepse nuk kishte ilaçe, sepse ishim të zhvendosur dhe lufta ndoti edhe mjedisin”, tha Hamadi. “Shpresoj që lufta të mos kthehet më kurrë dhe që të mos përjetojmë më kurrë frikë.”

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth dy të tretat e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës. Autoriteti Shëndetësor i Gazës, i drejtuar nga Hamasi, raporton se më shumë se 67,000 njerëz – kryesisht civilë – janë vrarë gjatë luftës dyvjeçare. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze e ka përshkruar luftën si gjenocid – një akuzë që Izraeli e mohon kategorikisht.

“Gjithçka për shkak të Hamasit dhe Izraelit”

Por jo të gjithë i respektuan thirrjet për evakuim, të cilat ushtria izraelite i lëshoi ​​për herë të fundit në fillim të shtatorit përpara se të intensifikonte sulmet e saj për të pushtuar qytetin. Mahmoud Afif dhe gjashtë fëmijët e tij nuk kishin mundësi të përballonin transportin ose strehimin në Rripin jugor të Gazës. “U zhvendosa mes tre vendeve në qytetin perëndimor të Gazës dhe, falë Zotit, unë dhe të gjithë fëmijët e mi mbijetuam”, thotë ai në telefon nga Qyteti i Gazës.

Shtëpia e tij u rrafshua me themele, thotë Mahmoud. “E humba shtëpinë, të cilën e kisha ndërtuar pa lodhur me vëllezërit e mi gjithë jetën time, dhe e gjitha për shkak të Hamasit dhe Izraelit”, tha ai. “Çdo gjë që ka ndodhur në Gaza në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë efekt. Përkundrazi, e ka kthyer Gazën vite prapa. Izraeli ka bërë armiq për shumë vite.”

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë tërhequr pjesërisht në vijën e rënë dakord në fazën e parë të marrëveshjes. Megjithatë, ato pretendojnë se ende mbajnë të paktën 53 përqind të territorit. Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se shumë zona, veçanërisht në veri, lindje dhe jug, mbeten të ndaluara për palestinezët dhe se afrimi ndaj këtyre zonave mund të jetë “kërcënues për jetën”.

Pak shpresa për të ardhmen

Dyshimet nëse dhe sa do të zgjasë armëpushimi i shqetësojnë shumë njerëzit në Gaza. Në mesin e marsit, Izraeli i dha fund në mënyrë të njëanshme një armëpushimi dhe rifilloi luftimet me intensitet të pazvogëluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënon ta bëjë këtë përsëri nëse Hamasi nuk i dorëzon armët.

Sidoqoftë, shumë njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë një të ardhme përballë shkatërrimit të jashtëzakonshëm. Prindër si Nesreen Hamad janë gjithashtu të shqetësuar për arsimin dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Ata nuk kanë shkuar në shkollë për dy vjet. Pjesë të mëdha të sistemit të kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës janë shkatërruar. Edhe pse marrëveshja parashikon shpërndarjen e ndihmave, është e paqartë se sa ndihma do të lejojë Izraeli përmes kalimeve kufitare.

Në planin afatmesëm, lind edhe pyetja se kush do ta qeverisë Rripin e Gazës në të ardhmen. Plani parashikon një administratë teknokrate nën udhëheqjen palestineze, e mbikëqyrur nga një grup ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair në një pozicion kyç. Si banore Nesreen Hamad thotë, se “nuk dua Hamasin apo ndonjë grup tjetër palestinez”. Për të “çdo organizatë ndërkombëtare që mund të na qeverisë dhe të rindërtojë Rripin e Gazës do të ishte e mirëpritur.” Edhe Mahmoud Afif mendon ngjashëm: “Nuk e di kush do ta qeverisë Rripin e Gazës, por e di që nuk dua askënd nga epoka e mëparshme.” Me këtë nënkuptohet para së gjithash Hamasi militant islamist, i cili rrëzoi Autoritetin Palestinez nga Rripi i Gazës në vitin 2007 dhe mori pushtetin në brezin bregdetar. “Shpresoj për fëmijët e mi”, thotë Afif: “Kushdo që udhëheq popullin duhet t’u ofrojë atyre një të ardhme më të mirë.”/dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza hamas

Nga e njëjta kategori

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në peshë dhe sheqerit të lartë në gjak, ja arsyeja

më shumë...

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë

më shumë...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen e forcave të sigurisë

më shumë...

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton dëme në prodhimet bujqësore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.