Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

EKSKLUZIVE/ “Elvisi të mos trajtohet si kriminel, por si viktimë e një sistemi që po shkatërron popullin”, reagon familja e Shkambit: Duam vetëm drejtësi

9 Tetor 08:41

Familjarët e Elvis Shkambi dhe xhaxhit të tij Gjon Shkambi, i janë përgjigur interesimit të emisionit “Quo Vadis”, përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor. Elvis Shkambi 30 vjeç, zbarzi armën në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit duke lënë të vdekur gjyqtarin Astrit Kalaja dhe duke plagosur dy persona të tjerë, Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir.

Në reagim familja Shkambi thekson se duan vetëm paqe dhe drejtësi.

Lexo edhe :

Related Posts

Burg për vrasësin e gjytarit, në qeli pa afat edhe xhaxhai i autorit si dhe roja i sigurisë

“Familjarët tanë janë prej kohësh viktima të një sistemi të korruptuar të drejtësisë, ku vendimet e padrejta dhe vonesat e pajustifikuara kanë sjellë vuajtje e sorollatje të pafundme”, thuhet ndër të tjera në  reagim.

Reagimi i plotë familjes

Ne, familja e përfshirë në ngjarjen tragjike të fundit, jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Së pari, duam të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e gjyqtarit. Nuk duam konflikt, por vetëm paqe dhe drejtësi.

Familjarët tanë janë prej kohësh viktima të një sistemi të korruptuar të drejtësisë, ku vendimet e padrejta dhe vonesat e pajustifikuara kanë sjellë vuajtje e sorollatje të pafundme.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse drejtësi dhe transparencë.

Jemi kundër shtrembërimit të fakteve dhe përdorimit të opinionit si fakt nga mediat. Opinioni nuk mund të zëvendësojë të vërtetën.

Ne kerkojme drejtësi për pronat tona, të cilat na janë mohuar padrejtësisht.

Kërkojmë që të mos i shkelet e drejta Elvisit dhe të mos te trajtohet si nje kriminel, por si nje viktime e nje sistemi qe po shkaterron nje popull te tere.

Kërkojmë gjithashtu që Gjoni të lirohet dhe të marrë drejtësinë që i takon.

Thirrja jonë është e qartë: duam paqe, duam trajtim njerezor dhe duam një sistem drejtësie që i shërben qytetareve, jo qe vepron kundër tyre.

Me respekt familjaret e Elvis Shkambi, Gjon Shkambi.

Çfarë ndodhi më 6 tetor 

Drejtësia shqiptare u trondit nga ekzekutimi brenda gjykatës i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Ai u qëllua me pistoletë tre herë.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda Apelit të Përgjithshëm menjëherë sapo gjykatësi Kalaja shpalli vendimin për të rikthyer në shkallën e parë një dosje për çështje pronësie.

Personi që qëlloi me pistoletë për vdekje, gjyqtarin Astrit Kalaja, është Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij, Gjon Shkambi humbi gjyqin.

Por jo vetëm kaq. Autori mbushi armën brenda gjykatës e më pas qëlloi edhe ndaj dy personave, babë e bir, që ishin palët kundërshtuese në procesin gjyqësor dhe që fituan të drejtën nga apeli mbi pronësinë, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Menjëherë autori doli nga gjykata dhe armën e krimit ia dorëzoi rojes së sigurisë, ndërsa u vetëdeklarua fajtor.

Shkak i konfliktit që çoi deri në krimin tronditës, është bërë një pronë në qytetin e Shkodrës. Përplasja ka nisur rreth 15 vjet më parë, mes Gjon Shkambit që humbi gjyqin, xhaxhai i autorit, dhe 31 familjeve që jetojnë në shkollën e dikurshme të Rezervave në Shkodër. Secila palë pretendon se gëzon pronësinë mbi objektin ndaj prej vitesh çështja ka mbetur pa zgjidhje në dyert e gjykatave.

Kjo ka shërbyer si motiv që Elvis Shkambi t’i merrte jetën gjyqtarit prej 32 vitesh pjesë e drejtësisë shqiptare, Astrit Kalaja. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë dhe së fundmi kishte kaluar me sukses procesin e vetingut, duke shërbyer në apelin e juridiksionit të përgjithshëm./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Elvis Shkambi reagim

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak një shkendije elektrike

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë Shqipërinë në majë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.