Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ka zhvilluar pasditen e kësaj të premteje një takim me strukturat socialiste në Tiranë.
Në mbledhjen e cila zgjati rreth 40 minuta morën pjesë edhe deputetët të cilët ndonëse nuk janë pjesë e qarkut të Tiranës, janë rezidentë në kryeqytet.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, ka mësuar se në mbledhje janë diskutuar ndarja e zonave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, ku do të angazhohen edhe drejtuesit politikë të qarqeve të cilët nuk kanë lidhje me zgjedhjet.
Në mbledhjen me strukturat e PS të Tiranës, është bërë ndarja e zonave sipas njësive.
Kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që ështe rezident në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më heret, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet.
Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësinë 10.
Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu në Tiranë.
Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, zonë të cilën e ka pasur me herët.
Gjithashtu mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar vetëm për Bashkinë e Tiranës, ndërsa sa i përket bashkive të tjera si Berati, Tepelena, Cerriku, Vlora dhe Mati do të ketë një tjetër mbledhje javën e ardhshme.






