E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dekreti për zgjedhjet e pjesshme për Tiranën, Rama në mbledhjen me strukturat: Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet, është çështje e tij

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, mblodhi pasditen e kësaj të premteje strukturat socialiste në selinë rozë, për të diskutuar për zgjedhjete pjesshme të 9 Nëntorit, ku u ndanë detyrat dhe përgjegjësitë për bashkinë e Tiranës.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, ka mësuar se gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ka komentuar edhe dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili firmosi për zgjedhje të pjesëshme edhe për bashkinë e Tiranës, edhe pse kryetari i shkarkuar Erion Eeliaj e kishte ankimuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, çka bëri që të kishte akuza nga ana e opozitës për shkelje të kushtetutës.

Reklamë

Mësohet se Rama është shprehur se dekreti është firmosur me vullnet të plotë nga Presidenti Begaj, pasi kjo është çështje që i takon vetëm atij dhe këshilltarëve të tij.

“Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet dekretin. Është çështje e tij dhe e keshilltarëve të tij”, bëhet me dije se ka deklaruar Rama pasra struktuarev socialiste.

Reklamë

Ndërkohë në këtë  Rama ka ndarë edhe detyrat për çdo drejtues.

Sipad direktivave të dhëna nga Rama kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që ështe rezident në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më heret, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet.

Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësinë 10.

Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu në Tiranë.

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, zonë të cilën e ka pasur me herët.

Gjithashtu mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar vetëm për Bashkinë e Tiranës, ndërsa sa i përket bashkive të tjera si Berati, Tepelena, Cerriku, Vlora dhe Mati do të ketë një tjetër mbledhje javën e ardhshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë