E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa publike me qytetarët për Reformën Territoriale

Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kesaj te merkure dëgjesën publike me qytetarët në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative- terrotoriale e cila parashikon bashkimin e Patosit me bashkinë Fier.

Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të këshillit bashkiak Armand Ahmetaj dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit.

Reklamë

Gjatë dëgjesës ku ishin të pranishëm qytetarë, këshilltarë të këshillit bashkiak dhe grupe interesi u shpreh njëzęri kundërshtimi ndaj bashkimit me Fierin. Për ta Patosi nuk është vetëm një tabelë, një indeks apo distancë në kilometra , por histori dhe identitet.

Kryebashkiaku Duro dhe këshilli bashkiak do të vijojnë në ditët në vijim procesin e konsultimit publik edhe në njesitë administrative.

Vazhdo të lexosh

Reklamë