E diel, 18 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Manuel Nojer është gati të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e Ligës së Kampionëve. Portieri i Bajern Mynih pritet të jetë në fushë këtë të enjte ndaj Bodo/Glimt, në një sfidë që do të ketë një rëndësi të veçantë për të.

Nëse zbret në fushë, Nojer do të regjistrojë ndeshjen e tij të 162-të në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur në vendin e tretë në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje në historinë e kompeticionit. Me këtë shifër, ai do të barazojë Lionel Mesin dhe Tomas Mylerin.

Reklamë

Përpara tij qëndrojnë vetëm dy legjenda të futbollit botëror: Iker Kasijas me 177 ndeshje dhe Kristiano Ronaldo me 183.

Nojer, ndërkohë, e ka bërë të qartë se ambiciet e tij për këtë sezon janë të mëdha. Gjermani nuk e përjashton mundësinë që ky të jetë sezoni i fundit i karrierës së tij dhe dëshiron ta mbyllë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Po i afrohem këtij sezoni me vendosmërinë për të arritur të gjitha objektivat tona. E di se ky mund të jetë sezoni im i fundit dhe se gjithçka është e mundur. Nuk dua të flas shumë për titujt, pasi fokusi ynë është te çdo ndeshje dhe te fillimi i çdo gare. Megjithatë, një finale në Madrid dhe mundësia për të fituar një trofe të tretë të Ligës së Kampionëve do të nënkuptonte gjithçka për mua”, u shpreh Nojer.

Vazhdo të lexosh

Reklamë