Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë për...

FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku...

Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr ndaj meje...

Rritja e naftës goditi ekonominë, Sejko: Ndikimi vlerësohet i...

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve”, Berisha:...

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand...

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e mohon: Asgjë...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës...

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje...

Norma e interesit mbetet e pandryshuar, Sejko: Ekonomia do të vijojë rritjen

1 Tetor 17:33

Banka e Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin e 2.5%.

Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se ky vendim vjen falë performancës së mirë ekonomike, ndërsa inflacioni mbetet i qëndrueshëm.

Megjithatë, Guvernatori theksoi se rreziqet janë ende prezente, duke përmendur si intensifikimin e tensioneve gjeopolitike, ashtu edhe ngadalësimin e ekonomive partnere ose një rënie më të shpejtë të çmimeve në tregun e huaj.

Fjala e plotë:

Sot, më 1 tetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e tretë.

Informacioni i disponuar dhe i marrë në analizë sugjeron vijimin e trendeve pozitive të zhvillimit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë financiar. Në aspektin ekonomik, vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat janë rritur, ndërsa inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme. Në aspektin financiar, falë dhe politikës sonë të kujdesshme monetare, tregjet financiare janë përgjithësisht të qeta, kushtet e financimit mbeten akomoduese, ndërsa kreditimi i sektorit privat vijon të zgjerohet më tej. Në tërësi, konsolidimi i ekuilibrave makroekonomikë, të brendshëm e të jashtëm, ka forcuar stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë, duke krijuar baza për rritjen e qëndrueshme të saj.

Perspektiva e zhvillimit ekonomik në të ardhmen mbetet pozitive, e pasqyruar në parashikime që sugjerojnë rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026.

Megjithatë, pasiguria ende e lartë në mjedisin e jashtëm mbetet një faktor rreziku për zhvillimet në vend. Dinamikat tregtare dhe gjeopolitike, si dhe luhatjet e çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare, mbartin pasiguri dhe kërkojnë ndjekjen e politikave të kujdesshme.

Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në muajt korrik e gusht, duke arritur në nivelin 2.4%, nga 2.3% në tremujorin e dytë. Kjo ecuri u ndikua kryesisht nga rritja e çmimit të qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të ushqimeve vijoi të bjerë, ndërsa çmimet e mallrave dhe të shërbimeve të tjera mbetën relativisht të qëndrueshme.

Në aspektin makroekonomik, ecuria e inflacionit vijon të pasqyrojë një rritje të lehtë të presioneve të brendshme inflacioniste dhe një nivel të ulët presionesh të huaja. Presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, si dhe nga rritja e pagave dhe e kostove e të prodhimit. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i jashtëm mbeten në dobëta, në pasqyrim të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe mbiçmimit të Lekut. Këta faktorë kanë mbajtur inflacionin e importuar në nivele historikisht të ulëta dhe, së bashku me goditjet e përsëritura të ofertës në çmimet e ushqimeve, kanë kontribuuar në ecurinë e inflacionit poshtë objektivit 3%.

Sipas të dhënave të Instat-it, aktiviteti ekonomik u rrit me 3.5% në tremujorin e dytë, pas rritjes me 3.7% në tremujorin e parë. Kjo ecuri ishte në linjë me pritjet tona. Rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e kërkesës së brendshme, në formën e rritjes së konsumit e të investimeve të sektorit privat dhe publik, si dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi. Nga ana tjetër, tkurrja e eksportit të mallrave dhe rritja e importeve ndikoi negativisht në rritjen ekonomike. Kjo ecuri e kërkesës agregate u pasqyrua në rritje të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori bujqësor dhe ai industrial vijuan të shënojnë rënie.

Në tërësi, zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime është pasqyruar edhe në dinamikat e tregut të punës. Në tremujorin e dytë, punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4%, papunësia totale ra në nivelin 8.5%, ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 9.5%. Tendenca e rritjes së pagave në sektorin privat gjatë viteve të fundit reflekton si kërkesën e lartë për punë, ashtu edhe mungesën e fuqisë punëtore. Këto zhvillime dëshmojnë për një rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ato vijojnë të mbeten edhe një faktor rreziku për transmetim më të shpejtë të kostove të shtuara të prodhimit në inflacion.

Zgjerimi i konsumit dhe i investimeve në ekonomi është nxitur nga zhvillimet pozitive në tregun e punës, gjendja e qëndrueshme financiare e sektorit privat, klima pozitive e besimit, si dhe kushtet e favorshme të financimit.

Ambienti i brendshëm financiar vijon të mbetet akomodues për rritjen ekonomike. Normat e interesit kanë ndjekur, në përgjithësi, një tendencë rënëse, në pasqyrim të lehtësimit të politikës monetare dhe të primeve të kontrolluara të rrezikut. Paralelisht me to, mbiçmimi i kursit të këmbimit është zbutur, në linjë me zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë dhe me rritjen e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Së fundmi, qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse, sikurse dëshmohet nga kushtet e lehtësuara të ofertës së kredisë për sektorin privat.

Rritja e kredisë ka vijuar të jetë dinamike edhe gjatë muajve korrik e gusht, duke regjistruar një normë vjetore prej 14%. Zgjerimi i portofolit të kredisë vijon të jetë i diversifikuar, në drejtim të profilit të përfituesve dhe të destinacionit të kredisë, duke ruajtur – në të njëjtën kohë – një nivel të ulët të kredive me probleme. Dinamikat e muajve të fundit kanë sjellë rritje të mëtejshme të peshës së kredisë në Lekë, e cila ka arritur në 58.2% të totalit, si dhe një kontribut më të lartë të kredisë për investime. Tendenca rritëse e kësaj të fundit sinjalizon përmirësime si në aspektin sasior, ashtu edhe në atë cilësor të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë sonë.

Perspektiva për kreditim mbetet pozitive, e mbështetur nga kërkesa e lartë, shëndeti i mirë i sektorit bankar, si dhe nga kushtet e favorshme të financimit.

Sipas skenarit bazë të parashikimeve, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë viteve në vazhdim, me ritme solide dhe të përafërta me potencialin e saj afatgjatë. Konsumi privat dhe investimet do të mbeten motorët kryesorë të rritjes, të mbështetur nga një treg pune i qëndrueshëm, një klimë pozitive besimi, si dhe nga mjedisi financiar i qëndrueshëm. Nga ana tjetër, turizmi pritet të vijojë të japë një kontribut pozitiv, ndonëse më të moderuar, ndërkohë që një lidhje më e fortë e tij me sektorët e tjerë të ekonomisë do të mundësojë një ndikim më të gjerë dhe afatgjatë.

Paralelisht me të, inflacioni pritet të kthehet në objektivin tonë prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2026. Ky parashikim pasqyron pritjet tona për një rritje graduale të inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste pritet të mbeten të qëndrueshme dhe konsistente me objektivin e inflacionit.

Balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit mbetet neutrale në afatin e mesëm. Nga njëra anë, rreziqe që mund të shtyjnë inflacionin mbi pritjet janë një fragmentarizim më i madh i tregtisë dhe ekonomisë globale apo një intensifikim i tensioneve gjeopolitike. Nga ana tjetër, një ngadalësim më i fortë i ekonomive partnere apo një rënie më e shpejtë e çmimeve të lëndëve bazë në tregun global do të ushtronin presione në kahun rënës.

***

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.50%.

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.50%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me kthimin e qëndrueshëm dhe në një kohë të arsyeshme të inflacionit në objektiv. Aktualisht, kushtet monetare mbështesin një rritje të ekonomisë pranë potencialit, një balancim më të mirë të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës dhe ankorimin e pritjeve për inflacionin.

Këshilli Mbikëqyrës thekson se politika jonë monetare do të vijojë të udhëhiqet nga të dhënat më të fundit dhe, në veçanti, nga balanca e faktorëve që ndikojnë ecurinë e çmimeve në vend. Në një mjedis me pasiguri të lartë, kjo qasje garanton fleksibilitetin e nevojshëm për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo devijimi nga parashikimet tona bazë dhe për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar.

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
BSH Ekonomia Interesi Norma Sejko vizion plsu

Nga e njëjta kategori

Probleme në serverat e ‘Meta’! Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme shfaq dhe Whatsapp

më shumë...

NATO paralajmëron zvogëlim gradual të pranisë së KFOR-it

më shumë...

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë për mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë

më shumë...

Rritja e naftës goditi ekonominë, Sejko: Ndikimi vlerësohet i kufizuar dhe afatshkurtër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:20

Probleme në serverat e ‘Meta’! Bllokohen Facebook...

3:58

Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri...

3:52

NATO paralajmëron zvogëlim gradual të pranisë së...

3:35

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë...

3:06

FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau...

2:51

Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr...

2:39

Rritja e naftës goditi ekonominë, Sejko: Ndikimi...

2:34

Plotësohet skuadra e finalistëve, të hënën mbrëmja...

2:24

Kosova feston 27-vjetorin e çlirimit, Kurti e...

2:14

Dibër/ Kultivonte 300 bimë kanabisi në zonë...

1:31

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe...

1:12

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e...

1:10

Festa e PS dhe protesta e qytetarëve,...

12:31

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me...

12:10

Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec,...

11:55

Zbulohen apartamente të kthyer në baza prostitucioni...

11:24

Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në...

11:13

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku...

11:07

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e...

11:03

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.