Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Bota përshëndet marrëveshjen, liderët kërkojnë njëzëri zbatimin e planit amerikan

30 Shtator 12:04

Një sërë reagimesh kanë ardhur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Gaza, në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një shans të vërtetë”.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u shpreh se e mirëpret propozimin e paqes të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës:

“Inkurajoj të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. BE-ja është e gatshme të kontribuojë. Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për popullsinë në Gaza dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.”

Një apel për finalizimin e marrëveshjes erdhi edhe nga kryeministri britanik Keir Starmer:

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bashkohen dhe të punojnë me administratën amerikane për të finalizuar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet. Hamasi tani duhet të bjerë dakord me planin dhe t’i japë fund mjerimit, duke ulur armët dhe duke liruar të gjithë pengjet e mbetura.”

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni përshëndetën marrëveshjen.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Gjermania është gati të “japë një kontribut konkret në zbatimin e planit”, duke e përshkruar atë si “shansin më të mirë” për t’i dhënë fund luftës.

Ndërsa presidenti turk Erdogan përgëzoi përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës.

“Përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi. Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces me qëllim vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët.”

Plani u mirëprit në parim nga udhëheqësit në Arabinë Saudite, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Indonezi, Pakistan dhe Egjipt, të cilët thanë se ishin të gatshëm të bashkëpunonin me SHBA-në për të siguruar zbatimin e tij.

Një pjesë e mirë e propozimit amerikan i kushtohet rindërtimit të Gazës dhe një plani të detajuar ekonomik. Nëse marrëveshja nis zbatimin, palestinezët do të kenë të drejtën të zgjedhin të qëndrojnë në Gaza apo të lëvizin lirshëm, duke shkuar dhe duke u kthyer edhe në vende të tjera pritëse.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Benjamin Netanyahu plani amerikan trump

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren: Situata është nën kontroll!

më shumë...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

më shumë...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në fund të shtatorit

më shumë...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.