Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ka marrë në mbrojtje Armando Brojën pas kritikave të shumta në drejtim të tij pas paraqitjes zhgënjyese në ndeshjen e kupës përballë Kardifit.
Skot tha se Broja është një lojtar shumë i mirë, por për momentin ka ende nevojë edhe për pak kohë dhe për shumë punë.
“Shiko, mendoj se Amando thjesht ka nevojë për pak punë në këtë moment. Në të vërtetë, ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë për atë se ku ndodhet Amando në këtë moment. Ka nevojë për punë, jam dakord. Mendoj se patjetër pamë një version më të mirë të tij. Por gjithashtu mund të shihet që ai ndoshta thjesht ka nevojë për minuta në këmbët e tij. Ka nevojë për më shumë stërvitje. Duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtë vit, padyshim. Thjesht duhet të kujdesemi për të dhe duhet t’i japim punë serioze gjithashtu”, u shpreh trajneri i Bërnlit.





