Policia e Durrësit ka arrestuar një shofer dhe ka nisur procedimin penal për një tjetër, pasi akuzohen se tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore.
Sipas njoftimit, shtetasi G. R., 51 vjeç, banues në Durrës është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët, duke iu ofruar 20 euro për të mos kryer testin e alkoolit.
Nga kryerja e testit të me alkoolit më pas, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Sh. K., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar 2000 lekë të rinj.
Numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar apo proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore ka shkuar në 28.





