Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala.
Evis Sala, në fjalën e saj tha se me besim dhe përkushtim do të çojë përpara projekte me rëndësi.
Ajo theksoi se është urgjente të zgjidhet sa më parë rimbursimi i barnave onkologjike, teksa nënvizoi se mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri.
Sala: Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur
Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.
Ajo ku unë do e fokusoj punën time është, mendoj që është shumë e rëndësishme rimbursimi i barnave onkologjike, është e papranueshme për ne si vend europian. Mendoj që përputhet dhe me vizionin e kryeministrit. Kyç është dhe riorganizimi i shërbimit diagnostik, nuk mundet që një spital të mbingarkohet nga pacientë që mund të diagnostikohen në pak minuta.





