SHBA ka regjistruar në 24 orët e fundit numrin më të ulët të viktimave ditore nga koronavirusi që prej muajit mars.

776 persona gjetën vdekjen ditën e dielë, raportuan autoritetet.

Ndërkohe bilanci I viktimave nga fillimi I pandemisë e deri më tani ka shkuar në 79 mijë e 522, të dhëna këto të bëra publike nga Johns Hopkins University.

Kishte disa javë në fakt që të dhënat ditore të viktimave në SHBA shkonin mesatarisht nga 1 mijë deri në 2500, dhe zbritja deri në shifren 776 është një tregues shpresedhenes.

Ndërkohë 1.329.072 persona janë infektuar në total në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *