Gjashtë shtetas shqiptarë u dënuan me heqje lirie nga një gjykatë italiane. Bëhet fjalë për një bandë droge, që udhëhiqej nga Shkëlzen Kasa, 36 vjeç, i cili do të duhet të qëndrojë në burg për 16 vite.

 

Ai zotëronte një lokal në zonën e Sant’Agostino, i cili u bastis nga policia në vitin 2017, shtëpi, prona të blera për të afërmit, biznese dhe makina luksoze.

 

Shqiptarët e tjerë që u dënuan janë Ervin Sgura, 24 vjeç, tetë vjet e tetë muaj burg; Erist Piku, 30 vjeç, tetë vjet e gjashtë muaj; Enkel Matraku, 29 vjeç, gjashtë vjet e gjashtë muaj; Rezart Sula, 31 vjeç, tetë vjet burg; Kiodan Hakballa, 24 vjeç, shtatë vjet e gjashtë muaj burg.

 

Aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua në zonën e Livornos, pasi u përgjuan. Efektivët sekuestruan 44 kg kokainë e heroinë si edhe pasuri të patundshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *