Subscribe

Një tjetër çmim në kuadër të politikave mbështetëse në fushën e letrave është dhënë sot nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

 

Nga 14 pjesëmarrës, të cilët aplikuan për fondin e përkthimit letrar nga shqipja në gjuhë të huaj për vitin 2022 u shpallën 6 fitues.

 

Çmim fituan veprat e përkthyera të autorëve të njohur të letërsisë shqipe si Enkel Demi, Mira Meksi, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku dhe Liridon Mulaj.

 

 

LIRIDON MULAJ

AUTOR

“Sigurisht që është ndjesi e mirë, është një mbështetje sado e vogël por që na jep zemër edhe ne shkrimtarëve të rinj në këtë pasion siç është letërsia. Për dikë si unë që i ka kushtuar jetën është një indicie e mirë për të ecur përpara dhe për të kërkuar këtë vepër të përkthehet dhe në gjuhë të tjera.”

 

Nga aplikimet e shtëpive botuese të huaja që janë të interesuara për të përkthyer librin shqip, mungon interesi për gjuhët e mëdha si anglishtja.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

“Nuk kemi më vetëm klasikët që i promovojmë por kemi gjithnjë e më shumë shkrimtarë të rinj, të cilët po fillojnë dhe po krijojnë për t’u promovuar në arenën ndërkombëtare.”

 

 

ALDA BARDHYLI

DREJTORESHE E QKLL

“Ne jemi duke punuar për të mbështetur autorët shqiptar jo vetëm nëpërmjet fondit por dhe kooporimeve të ndryshme për ti dhënë mundësi autorëve shqiptar të shfaqën në tregun ndërkombëtar. Ajo që vura re këtë vit ishin kemi mungesë të aplik8imeve nga gjuhët siç është anglishtja dhe që ka një treg të gjerë.”

 

Nëpërmjet këtij fondi synohet, jo vetëm mbështetja financiare dhe krijimi i bashkëpunimit me shtëpitë botuese, por gjithashtu vendosja e standardit për respektimin e së drejtës së autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *