Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaroi sot se po procedon me shpejtësi për prodhimin e lejeve te drejtimit dhe pajisjen e qytetareve qe kane aplikuar.

 

Zyrtarë te këtij institucioni theksuan se janë mbyllur procedurat për blerjen e 40 mije patentave dhe dorëzimin e tyre deri me date 6 qershor.

 

Sipas drejtorisë, gjendja emergjente erdhi për arsye objektive dhe është drejt zgjidhjes. Autoritetet kane kontraktuar edhe dy pajisje shtesë për të bërë të mundur prodhimin dhe pajisjen e shpejtë të qytetarëve me patenta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *