Subscribe

Pas aksionit të nisur nga qeveria për të luftuar evazionin në paga, vetëm 33% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht ndaj shkresës së administratës tatimore.

 

Nga 10.153 subjekte të analizuara, rishikim page për punonjësit nga data 20 janar kanë bërë vetëm 3.353 biznese.

 

VASILIKA VJERO

MINISTRE E FINANCAVE

 

“29% eshte numri i pozicioneve të punës që kanë deklaruar paga në rritje, ndersa është ulur me 27% numri i pozicioneve të punës me paga minimale. 33% e tatimpaguesve kanë reaguar pozitivisht për të rritur pagën e tyre.”

 

Për shumicën e tatimpaguesve që kanë qëndruar indiferentë, nga marsi do të nisin kontrollet fizike.

 

VASILIKA VJERO

MINISTRE E FINANCAVE

 

“Për tatimpaguesit që nuk kanë reaguar do të vijojë vlerësimi i riskut dhe do të mblidhen informacione nga organet e tjera. Kemi të dhëna që kanë mjete luksi, por deklarojnë paga minimale….DPPP, Policia e shtetit…do ti ushtrohet kontrolleve nga kjo njësi. Deri në fund do të jenë përcaktuar tatimpaguesit që janë me risk dhe individët dhe në fillim të muajit të ardhshëm do të nisin kontrollet nga njësia, por edhe nga drejtoria e tatimeve dhe inspektorati i punës nëse është numër i madh.”

 

Njësia antiinformalitet ka përzgjedhur bizneset që janë analizuar në bazë të dy kritereve kryesore, tatimpagues me më shumë se 5 të punësuar dhe tatimpagues që kanë rreth 30 përqind të stafit me paga minimale.

 

Ky aksion nisi pas skandalit të publikimit të pagave gjatë muajit dhjetor, që zyrtarizoi evazionin në tregun e pagave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *