Subscribe

Këtë të premte numri i rasteve të reja ka pësuar një rënie. Nga 44 që ishin një ditë më parë, sot burimet konfirmuan se janë shënuar 31 të infektuar të rinj. Qytetet ku vijon të përhapet virusi janë Tirana, Vlora, Shkodra, Puka, Durrësi, Kruja, Lushnja dhe Belshi.

Në 24 orët e fundit, pesë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se 4 raste te reja janë familjarë të 40-vjeçarit nga Vlora, i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në Himarë, teksa punonte si bojaxhi në ndërtesën e një qytetari nga Tirana.

Njëri prej të infektuarve në Durrës është efektiv policie, për të cilin thuhet se ka rezultuar pozitiv për herë të dytë dhe ka infektuar edhe bashkëshorten.

Ndërsa në Krujë një grua është infektuar nga e bija, që punonte në një fasoneri. Po ashtu, bëhet me dije se është infektuar edhe një mësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *