Subscribe

Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare. Ky draft vendimi është siguruar nga “Reuters”.

 

Dy shtetet e Ballkanit Perëndimor i kishin humbur shpresat vitet e fundit, pasi Franca dhe Holanda janë shfaqur skeptike sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe funksionimit të demokracisë në këto dy vende.

 

Parisi dhe Haga i kanë lehtësuar kushtet muajt e kaluar dhe shanset për hapjen e negociatave janë shtuar, pavarësisht situatës së krijuar në Evropë nga përhapja e koronavirusit. Kjo konsiderohet si një mesazh i Brukselit lidhur me vendosmërinë që vendet e Ballkanit të anëtarësohen.

 

Burime diplomatike thanë se Greqia ka dhënë miratimin e saj për këtë draft që kërkon unanimitetin nga të gjitha vendet që të hyjë në fuqi, ku në një nga kushtet përfshihet edhe mbrojtja e minoriteteve në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *