Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin “Çiflik” në Urë-Vajgurore. Ka qënë shtetasi Arqile Llambi Mata, i cili duke drejtuar mjetin bujqësor traktor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motoçikletë me targa AI 412.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, Kristi Vreto, 26-vjeç, ndërkohë që traktori është përmbysur.

I plagosuri Vreto është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *