Kishte dale për të pirë duhan ajo kishte dalë nga restoranti ku po festohej dasma e motrës së saj: mirëpo uj mor përpara në mënyrë tragjike nga dy makina.

Ky ishte fati tragjik i 23-vjeçares hungareze, Mercédesz Vivien Zakor, e cila mbërriti në Itali në Torre di Mosto (Venecia) për të marrë pjesë në dasmën e motrës.

Disa dëshmitarë e panë 23-vjeçaren duke lënë vendin e saj në tavolinën ku ishtge ulur ne restorant dhe duke ecur drejt daljes.

E reja kaloi portën e fermës ku po zhvillohej festa, një strukturë prestigjioze në mes të fshatit venecian rreth njëzet kilometra larg Caorle.

Zona ishte e mbuluar me mjegull të dendur dhe dukshmëria ishte ulur në rreth dy metra.

Papritur ka mbërritur një makinë dhe ka goditur vajzën duke e hedhur në anën tjetër të rrugës, ndërsa ka mbërritur një makinë e dytë e cila e ka goditur sërish gruan.

Drejtuesit e dy makinave u hetuan për vrasje në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *