Një 20-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur në shpatull nga disa të shtënat e karabinierëve, pasi kishte tentuar të largohej me makinë gjatë një kontrolli. Ngjarja ndodhi të shtunën vonë në provincën e Pisanos.
Interventi i forcave të rendit u shkaktua nga telefonata e një gruaje, e cila kërkonte ndihmë sepse djali i saj i mitur po bëhej objekt i një shantazhi. Sipas saj, të rinjtë që e kishin grabitur celularin kërkonin një mijë euro për ta kthyer.
Kur mbërriti patrulla, një nga të dyshuarit dyshohet se ka përplasur një karabinier për t’u larguar më pas me shpejtësi të madhe. Ka nisur një ndjekje për disa kilometra, nga Bientina deri në Montopoli. Gjatë ndjekjes, karabinierët qëlluan pesë herë me armë zjarri; dy plumba e goditën 20-vjeçarin.
I riu u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën arrest. Gjendja e tij shëndetësore nuk konsiderohet serioze.
/vizionplus.tv





