Identifikimi biometrik i zgjedhësve do të kushtojë 17 milionë euro.

 

Kështu u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në “Quo Vadis”.

 

Sipas tij, identifikimi biometrik do të jetë i mundur në 25 prill, pavarësisht punës së ngjeshur që duhet bërë.

 

“Në të gjitha këto çështje kaq të rëndësishme, duhet të them që koha ka qenë kundër nesh sepse është dashur që për 5-6 muajsh të angazhohemi për përgatitjen e disa gjërave. Në mungesë të një eksperience të shkuar, askush nuk e di sesa kohë do të duhej për përgatitjen e këtyre aspekteve. Ne jemi munduar të përmbushim disa prej aspekteve përgatitore, si identifikimi biometric. Jemi në fazën përmbyllëse të këtij projekti, kemi filluar procedurat prokuruese dhe në fillim të janarit zgjedhim kompaninë që do ta implemetojë këtë sistem. Kemi marrë edhe konfirmimin nga qeveria për buxhetin. Në një vlerësim të KQZ, identifikimi biometrik kushton tek 17 milionë euro. Duket sikur ky proces do të realizohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *