Subscribe

Policia e Vlorës ka shoqëruar mbi 15 persona lidhur me ngjarjen e të dielës tek Uji I Ftohtë ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.

 

Mësohet se personat e shoqëruar kanë qenë kryesisht ata që kanë pasur konflikte me viktimat si dhe Armando Sulejmanin, si dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë në momentin e ngjarjes.

 

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, atentati dyshohet të ketë lidhje me Armando Sulejmanin, ish-anëtari I bandës së Gixhait.

 

Sulejmanit ose siç njihej ndryshe në Vlorë me nofkën Cipuri, I ishte bërë atentat edhe në 2016 pranë shtëpisë së tij ku arriti të merrte vetëm një plumb në krah.

 

Në atentatin e ditës së djeshme, Cipuri ishte ulur mbrapa në makinë ndërsa kunati I tij Orest Rexho, në vend të parë.

 

Automjeti me të cilin po udhëtotne Cipuri drejtohej nga shoku I tij Arjan Hasani, I cili po ashtu si Rexho humbën jetën.

 

Atentatorët qëlluan mbi 25 plumba në vendngjarje nga të cilat vetëm dy e kapën Cipurin.

 

Cipuri ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *