Subscribe

Mëngjesi i 1 majit i gjeti mësuesit ne proteste.

 

Te ardhur nga qytete te ndryshme ata u mblodhën përpara ministrisë se arsimit, ku shfaqen pakënaqësitë ne lidhje me problemet që hasin profesionin e tyre.

 

Arsimtarët kërkuan qe pagat te rriten, pasi sipas tyre, janë me te ulëtat ne rajon.

 

Ministria e arsimit reagoi për protestën duke nënvizuan se ka dialog te vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve te ndryshme. Sa i përket kërkesës për rritje pagash, shtesa e vendosur nga qeveria në muajin prill do të reflektohet që nesër.

 

Paralelisht me mësuesit edhe sindikata e minatorëve protestoi përpara selisë se qeverise. Kërkesë kryesore ishte statusi i minatorëve.

 

Protesta simbolike pati edhe ne rrethe. Vetëm në Pogradec janë afro një mijë ish-minatorë te cilët kërkojnë statusin e munguar prej vitesh.

 

Ndërsa në fier, Edmond Hoxha zgjodhi te protestoje i vetëm. Hoxha punon ne ndërtim, por shprehet se me rrogën qe merr nuk arrin te shlyeje as faturat mujore.

 

Një maji është dita kur më së shumti punëtorët protestojnë duke kërkuar më shumë të drejta, që lidhen me kushtet e punës, pagat dhe sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *