Subscribe

Urgjenca e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të djele. zjarri nisi në orën 05.30 në katin -1 të ndërtesës për shkak të një defekti ne baterite e serverave. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse bëne te mundur evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.

Sakaq Drejtoresha e këtij spitali, Albana Fico u shpreh se tëe gjithë pacientë ndodhet jashtë rrezikurt për jetën dhe janë akomoduarnë ambiente të tjera të godinës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Të gjithë pacientët në katin e sipërm që i takon edhe urgjencës, janë të sistemuar dhe ndiqen nga trupa  urgjencës dhe shërbimet përkatëse pranë QSUT. S’ka pasur asnjë humbje jete dhe asnjë lloj përkeqësimi. Ka akoma një sinjal teknik alarmi që tregon se kjo ndërtesë ka elementë të lartë sigurie që bën të mundur që pacientët të jenë të sigurt. Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po monitorohet. Grupi teknik së bashku me mirëmbajtjen e QSUT ka në kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar në vetëm një dhomë teknike. S’ka prekur asgjë tjetër. Ka probleme në pajisjet e imazherisë? Jo, absolutisht jo””

Fico deklaroi se të gjitha rastet e urgjencës deri në rifillimin e punës në QSUT do të trajtohen nga Trauma dhe Spitali “Shefqet Ndroqi.”

“Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre. Kemi pacientë të cilët, për sigurie më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre, po trajtohen. Të mos harrojmë që QSUT ka planin e emergjencës. Gjëja më kryesore menjëherë pas adresimit të momentit të parë, ka qenë edhe riorganizmi. Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe Shefqet Ndroqin, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale”.

Ka qënë vetë stafi i spitalit që evidentoi flakët.

“Kanë qenë njerëzit tanë të monitorimit”

Urgjenca e re polivalente ne qendren spitalore universitare u inaugurua në Prill të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *