E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kronikë

Zjarr në urgjencën e QSUT, evakuohen pacientët

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Terezë” në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se pacientët janë evakuuar për çështje sigurie, edhe pse zjarri është vënë nën kontroll.

Nga të dhënat e para raportohet se bateritë e serverave kanë pasur probleme gjatë natës në katin e dytë.

“Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Reklamë

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrfikës”, thuhet ne njoftim QSUNT./vizionplus.tv/

 

Më shumë video

Reklamë