Subscribe

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me krimin e rëndë të ndodhur më 2 maj në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Çifti i të moshuarve Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Policia ka zbarhdur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit, 69-vjeçarin Thoma Mastora, bashkëfshatar i çiftit.

Sipas policisë konflikti ka qenë për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Në shtëpinë e çiftit Ilia policia gjeti 5 milionë lekë të reja.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”, tha policia./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *