Subscribe

Policia e Gjirokastrës ka vënë prangat 69-vjeçarit Thoma Mastora i dyshuar si autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve ne fshatin Bodrisht të Dropullit.

Autori sipas burimeve, piu kafe në shtëpinë e bashkëshortëve 84 dhe 88 vjeçar, e më pas i qëlloi me sende të forta në kokë e në trup, që u shkaktuan atyre plagë vdekjeprurëse.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas krimit Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia të pajetë. Për ngjarjen e rëndë detajet i dha drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa.

“U arrit të sqarohet motivi i kësaj ngjarje  dhe të dokumentohet me prova ligjore autori i kësaj ngjarje të rëndë me pasoja vrasjen e dyfishtë të shtetasve Kosta e Kleoniqi Ilia. Nga provat e siguruara  rezulton se autori i këtij krimi dyshohet të jetë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç, banues në Bodrisht të bashkisë Dropull”, tha Çipa.

Autori i dyshuar, më herët është dënuar për vjedhje, mirëpo sasinë e parave që iu gjet të moshuarve në shtëpi, në vlerën e 5 milionë lekëve, ai nuk e kishte marrë, çka e çon policinë në përjashtimin e pistës së një grabitjeje të mundshme.

Gjatë kontrollit në banesën e Thoma Mastoras, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak, një mjet prerës dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore. Sa i takon motiveve dyshohet se 69 vjecari eshte grindur me te moshuarit pasi kerkonte te merrte tokat e tyre ne fshat./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *