Beteja e përditshme për fikjen e flakëve vijon prej më shumë se një muaji.

 

Vetëm këtë të martë janë aktive 8 vatra zjarri; zonat më problematike janë ne male, por edhe ne qytetet e Korçës dhe Elbasanit.

 

Ndërkohe autoritetet kane marre edhe pajisje shtesë te dhuruara për zjarrfikësit.

 

Situata e zjarreve gjatë këtij viti ka nxjerrë në pah edhe disa problematika që duhen marrë në konsideratë nga drejtuesit e bashkive dhe drejtuesit e strukturave vendore të shërbimit zjarrfikës:

 

Hartimi i planeve të emergjencës në nivel bashkie, përcaktimi i hot spoteve të riskut nga fatkeqësitë,

 

Krijimit të kushteve dhe përmirësimit të kapaciteteve operacionale, siç është dhe rasti i sotëm me kontributin që po jep projekti Trans Adriatik Pepeline AG (TAP), të vazhdojmë dhe në ardhmen

 

 “Është e papranueshme që një investitor shpenzon miliona euro për ndërtimin e objekteve turistike, apo fabrikave dhe nuk investon për sistemin e mbrojtjes nga zjarri, aq i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës njerëzore, pasurisë dhe mjedisit. Nga ana tjetër, situata e zjarreve ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën, çka ndikon negativisht në krijimin e kapaciteteve të shtuara kombëtare. Prandaj, sistemi i emergjencave civile dhe shërbimi zjarrfikës në bashki do të duhet të vazhdojë të rrisë kapacitetet e tij në fushën e parashikimit, zbutjes dhe parandalimit ndaj rreziqeve me metoda e mënyra të orientuara, siç është dhe kontributi me mjete e pajisje nëpërmjet kompanive private. Kjo do të mundësonte, krijimin e një standardi kombëtar më të aftë për të përdorur me efektivitet ndihmën e kompanive, e cila për vendin tonë është në nivel shumë të ulët.”

 

Ndryshimi i motit dhe rikthimi i reshjeve pritet te shuaje vatrat sidomos ne zonat ku deri me sot është ndërhyre me helikopter.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *