Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë me materiale në fshatin Zharrës të Fierit.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se magazina është djegur plotësisht, ndërkohë flakët e zjarrit rrezikojnë dhe disa fabrika që ndodhen pranë saj.

 

Forcat zjarrëfikëse nga Patosi dhe Fier si dhe Albpetrol po punojnë për shuarjen e zjarrit.

 

Fatmirësisht nuk ka njerëz brenda magazinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *